Gjykata Penale në Bruksel, ka dënuar tre serbë me burg të përjetshëm për vrasjen e veprimtarit shqiptar Enver Hadri, më 25 shkurt 1990

Gjykata Penale në Bruksel, ka dënuar tre serbë me burg të përjetshëm për vrasjen e veprimtarit shqiptar Enver Hadri. Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq u shpallën fajtorë për ekzekutimin e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spasiq u shpall fajtor si urdhërdhënës i vrasjes. Enver Hadri, i cili ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra më 25 shkurt të vitit 1990, në Belgjikë, derisa ishte ndalur në semafor të kuq. Ai u qëllua në kokë nga një automjet tjetër që u ndal pranë tij. Hetimi që ka zgjatur disa vjet ka konkluduar se vrasja e Hadrit ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të grupeve kriminale të Beogradit. Bija e tij,Teuta Hadri, konfirmoi se ky është një rishikim i procesit që filloi në vitin 2016, kur tre të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm. Ajo tha se shpreson që vendimi të mbetet i njëjtë si në vitin 2016, kur ata u shpallën fajtorë, por që u dënua në mungesë pasi nuk ishin të pranishëm në gjykim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari, Enver Hoxhaj

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për  dialogun  me Serbinë, …