Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Gjykata Speciale, bëri të ditur se  Kimberly West nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përzgjidhet Prokurore e  kësaj Gjykate. Ajo ka qenë më parë prokurore federale e Amerikës me përvojë të gjerë si në hetimet për krime në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar. Zonja West është përzgjedhur Prokurore  pas një procedure të organizuar nga Bashkimi Evropian. Ajo bëhet Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Jack Smith i cili u largua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në nëntor 2022 për të marrë një post si Prokuror Special në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është një nder që jam përzgjedhur në këtë rol të rëndësishëm dhe sfidues,” tha West. “Pres me kënaqësi të marr detyrën  dhe ta çoj përpara punën e saj. Zonja West ishte gjithashtu Shefe e Byrosë së Krimeve në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Masaçusetsit në periudhën nga viti 2015 deri në 2019. Në këtë rol, ajo mbikëqyrte një ekip prej 120 profesionistësh të ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale të një game të gjerë veprash penale në fushën e mashtrimeve financiare, korrupsionit publik, trafikut të drogës, lojërave të fatit dhe trafikimit të qenieve njerëzore; në mbrojtjen e të dënuarve në fazën e apelit; dhe në ndihmën për viktimat dhe dëshmitarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …