Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të shqyrtuar kërkesën e Haxhi Shalës, lidhur me rishikimin e vendimit të mëparshëm të datës 9 shtator. Kjo kërkesë lidhet me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli, i përbërë nga gjykatësit, Ekaterina Trendafilova, Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, do të vendosë lidhur me këtë çështje. Haxhi Shala është akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për frikësim të dëshmitarëve dhe përpjekje për të penguar zyrtarët në kryerjen e detyrave zyrtare.
