Nën organizimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe me ftesën e kësaj asambleje, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Gjatë ditës se djeshme, delegacioni i Kosovës ka takuar personalitete të larta në AP të NATO-s. Ndërsa gjatë ditës së sotme delegacioni i Kosovës do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ndër temat kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi i Kosovës me KFOR-in dhe NATO-n, Gjykata Speciale, demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi, rëndësia e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ngritja e kapaciteteve FSK-së dhe mbështetja e mëtejme e saj. Përpos Xhavit Haliti, pjesë e delegacionit nga Kosova janë edhe: Slobodan Petroviq, Time Kadriaj, Rexhep Selimi, Doruntinë Maloku- Kastrati , Ganimete Musliu, Zoran Mojsiloviq, Haxhi Shala dhe Danush Ademi.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …