Zyrtarë të lartë të Serbisë kanë pranuar hapur se kanë furnizuar Prokurorinë e Gjykatës Speciale me materiale nga Serbia, dhe se Gjykata Speciale është duke funksionuar me të dhëna të marra nga ta. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi dhe propaganduesi serb i regjimit të Millosheviqit, Millovan Drecuni ka deklaruar se janë dhënë 159 lokacione. “Në bazë të ndodhive, në bazë të lokacioneve, në baze të asaj që po e shoh që është prioritet i Prokurorisë Speciale, sikur janë burgimet ilegale, arrestimet, keqtrajtimet, po e kuptojmë se ka shumë informata që ne iu kemi dhënë, sikur janë burgjet ilegale, nga 159 lokacione nga to edhe në Shqipëri, ata tashme i kanë marrë 15 në territorin e Kosovës dhe 2 në Shqipëri, që do të thotë që ende s’është përfunduar kjo punë. Pikërisht duke u mbështetur në këto dosje UÇK-ja quhet ndërmarrje kriminale, dhe krerët tanë të luftës për ta ruajtur “namuzin” e Gjykatës Speciale i dorëzohen kësaj gjykate, e cila do të shpallë fajtorë dhe do të dënojë luftëtarët e lirisë së Kosovës, jo në Beograd por në Hagë. Tani e tutje të gjithë ata të ftuar nga Gjykata, që do t i përgjigjen ftesave, të paktën duhet ta kuptojnë se po i dorëzohen jo Serbisë së Milosheviqit, por asaj të Vuçiqit e të Daçiqit. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …