leoni

Dëshmitari serb, Zoran Stankoviq, u mor në pyetje para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale e ka rrëzuar ankesën e krerëve të UÇK-së, ku ata kërkonin nga gjyqtarët të mos ia mbajnë anën Prokurorisë

Gjykata Speciale me seli në Hagë e ka rrëzuar ankesën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ata kërkonin nga gjyqtarët të mos ia mbajnë anën Prokurorisë gjatë intervistimit të dëshmitarëve.  Gjyqtarët e Speciales kanë theksuar se nuk ka pasur ndonjë rast ku ata kanë bërë pyetje jo të duhura për dëshmitarë. Sipas vendimit, avokatët nuk kanë ofruar raste konkrete ku mbrojtja është paragjykuar, dhe ku gjyqtarët kanë favorizuar prokurorinë. Në lidhje me parashtresat e Mbrojtjes se shpeshtësia e përdorimit të pikave të Rregullit 102(3) dhe Rregullës 103 ka krijuar një frikë të njëanshmërisë dhe se Paneli është duke hetuar rastin e vet, Paneli kujton se ka fuqi të gjerë diskrecionale për t’u bërë dëshmitarëve çdo pyetje që gjykohet e nevojshme për sqarimin e dëshmisë të tyre. Mbrojtja nuk përmend ndonjë shembull specifik ku konsideron se Paneli ka keqpërdorur diskrecionin e tij të gjerë për t’iu drejtuar dëshmitarëve çfarëdo pyetje që konsiderohet e nevojshme për sqarimin e dëshmisë së tyre ose zbulimin e së vërtetës thuhet në vendim, raporton Nacionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku, dyshohen për keqpërdorimin e pozitave zyrtare

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku, dyshohen për keqpërdorimin e pozitave zyrtare

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku,  Menaxher i Njësisë për Menaxhimin …