KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale: Gjykimi kundër katër krerëve të UÇK-së, pritet të fillojë më 1 mars të këtij viti

Gjykata Speciale, raciale  dhe  antishqiptare, në Hagë, paralajmëron se  gjykimi kundër  ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi pritet të fillojë  më 1 mars të këtij viti.  Në konferencën përgatitore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith i pyeti palët nëse ka ndonjë pengesë që gjykimi të fillojë në mars, ashtu siç është planifikuar, dhe ata parimisht u pajtuan për këtë propozim. Ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars dhe jemi gati të fillojë më 1 mars. E di që Mbrojtja propozon një datë në fund të marsit në seancën e fundit. Të jemi të qartë, nuk e kundërshtojmë ne, por duam që gjyqi së paku të fillojë këtë muaj dhe pastaj të kemi prezantimin e provave, tha prokurori, Metju  Howling. Ndërkohë Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka deklaruar se nuk ka arsye që gjykimi të mos fillojë në muajin mars. Edhe avokatët e të akuzuarve tjerë thanë se duan që gjykimi “të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …