Gjykata Speciale në çështjen ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e mocionit për rrëzim të akuzave. Gjykatësit kanë urdhëruar mbrojtjen e Shalës që më së largu deri më 24 gusht në orën 16:00 të dorëzojë mocionin e saj për rrëzimin e akuzave. Ndërsa në përgjigjet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale dhe të avokatit të viktimave, nëse ka të tilla, duhet të dorëzohen deri më 4 shtator 2023. Seanca gjyqësore e radhës në këtë çështje gjyqësore është caktuar për datën 21 gusht. Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …