Autoritete të Gjykatës Speciale kanë bërë të ditur se në rastin penal, kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në burgun e Hagës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka urdhëruar Policinë e Kosovës të sigurojë informacione në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saj, për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin e mundshëm të përkohshëm të tre të arrestuarve. Sipas gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Policia duhet t’i ofrojë disa informacione brenda periudhës prej dy javësh, nga njoftimi i përkthimit të këtij urdhri në gjuhën shqipe. Duke pasur parasysh kushtet e propozuara nga të akuzuarit në lidhje me kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm dhe pa paragjykuar çdo vendim, që do të merret nga gjyqtari i procedurës paraprake në lidhje me vendimet e kthyera nga Gjykata e Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëron Policinë e Kosovës, sikur nënvizohet më tej në Shtojcën e këtij Urdhri, të sigurojë informacion të tillë të nevojshëm, thuhet në urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …