Gjykata speciale në Hagë kanë reaguar pas thirrjes së emisarit amerikan Richard Grenell për ndërprerjen e fondeve për këtë institucion. Gjykata ka theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj mandatit të saj, duke theksuar pavarësinë nga zhvillimet politike apo komentet publike. Deklarata vjen ndërsa procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po i afrohet përfundimit, me dorëzimin e fundit të provave nga Prokuroria. Grenell kishte akuzuar Gjykatën për motivime politike dhe keqpërdorim fondesh. Megjithatë, nga Specialja u nënvizua se janë të përqendruar në zhvillimin e procedurave të drejta dhe të paanshme. Sipas ekspertit të drejtësisë, Amer Aliaj, deklaratat politike nuk pritet të ndikojnë në punën e Gjykatës, e cila financohet jo vetëm nga SHBA, por edhe nga shtete të tjera kontribuuese.
