Gjykata Speciale i miraton Hashim Thaçit vizitën e përkohshme në Kosovë për shkak të gjendjes së rëndë të babait

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për të ardhur në Kosovë dhe për të vizituar babain e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.  Pas më shumë se tre orë qëndrim në QKUK, saktësisht në Klinken Interne ku po qëndron babai i tij i sëmurë, ish-Presidenti Thaçi është larguar nga klinika. Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar dy herë më parë gjatë këtij viti lirimin e përkohshëm për të vizituar babain e tij, por këto kërkesa ishin refuzuar nga gjykata. Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …