Trupi gjykues i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, i kryesuar nga gjyqtarja Mappie Veldt- Foglia, ka marrë vendim, për t ia vazhduar masën e paraburgimit Salih Mustafës, edhe pse gjykimi zyrtarisht ka përfunduar, më 15 shtator. Sipas vendimit, trupi gjykues ka gjetur se nuk ekziston rreziku i arratisjes së Mustafës, mirëpo ka konkluduar se ekziston rreziku që i akuzuari të pengojë progresin e procedurave përmes interferimit me viktima, dëshmitarë ose me familjarë të tyre. Ndërsa në pjesën kur flitet për rrezikun e kryerjes së krimeve tjera është thënë se pasi paneli ka konstatuar se ekziston një mundësi mjaft reale që i akuzuari të pengojë përparimin e procedurave të Gjykatës Speciale, duke përfshirë ndërhyrjen me viktimat dhe dëshmitarët ose familjet e tyre. Këto konstatime të pabaza janë rutinë e arsyetimeve të cilave ata nuk iu besojnë as vetë, por duke mos pasur fakte konkrete, ata shërbehen edhe me profka të tilla.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …