Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Gjykata Speciale ia vazhdon sërish masën e paraburgimit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa

Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Mappie Veld-Foglia ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Në vendimin e trupit gjykues, ndër të tjera thuhet se paraburgimi është i nevojshëm pasi në të kundërtën, ekziston rreziku që Mustafa të pengojë procedurat, duke përfshirë ndërhyrjen tek viktimat dhe dëshmitarët, dhe/ose familjarët e tyre. Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …