Në seancën përgatitore të Gjykatës Speciale, që u mbajt sot në Hagë, mbrojtja e të akuzuarit Pjetër Shala u ankua në organin e akuzës. Avokati Jean-Louis Gilissen tha se, me shumë vonesë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një numër dokumentesh te mbrojtja. “Më duhet ta kujtoj faktin që janë 500 dokumente të cilat i janë dhënë me shumë vonesë palës mbrojtëse dhe kemi vështirësi, vështirësi shumë të mëdha me mënyrën si na janë paraqitur një numër i dokumenteve dhe të gjithë ne kemi humbur kohë shumë të gjatë dhe gjyqtari i procedurës paraprake ka humbur shumë kohë dhe tani po e kuptoj që situata po vazhdon të përsëritet”, tha avokati i Shalës, Jean-Louis Gilissen. Prokurori Filipe Deminiqes dha një shpjegim, pas ankesës. Tha se një numër dokumentesh mund të mos përdoren fare në procesin gjyqësor. “Dy dokumente kanë të bëjnë me statusin e dëshmitarit në fund të korrikut. Prokuroria gjithashtu shpjegon që ndoshta nuk synon t’i përdorë këto dokumente në gjykim, megjithatë ka vendosur që t’i përfshijë këto dokumente për ta dhënë panoramën e plotë për mbrojtjen dhe për të qenë sa më përfshirës në dokumentet që i jep mbrojtjes”, tha prokurori i ZPS-së, Filipe Deminiqes.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …