Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur se nga Gjykata Speciale ka marrë ftesë edhe Nuredin Ibishi – Leka. Gjatë kohës së luftë, Ibishi ishte epror në Zonën Operative të Llapit.Në reagimin e të tij, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Ibishi ashtu si të gjithë të ftuarit tjerë do të dalin faqebardhë.“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, tha ai. Nuredin Ibishi ka qenë ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …