Gjykata Speciale ka folur lidhur me qëndrimin për një kohë të gjatë në paraburgim të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit, në vendimin e fundit për vazhdimin e paraburgimit, derisa ka saktësuar se gjatë gjykimit do të monitorojë secilën faze të procedurës së gjykimit. I njëjti rast ka vlejtur edhe në rastin e ish-kryekuvendarit të Kosovës, Kadri Veselit. Paneli thekson se Hashim Thaçi tashmë ka qenë në paraburgim për një periudhë të konsiderueshme kohore, dhe gjykimi në këtë rast ka gjasa të jetë i gjatë, thuhet në njoftimin e gjykatës. Mbrojtja e Thaçit në vazhdimësi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta arsyetojë kërkesën për paraburgim, duke vlerësuar se këta të fundit nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të këtillë. Prokuroria, edhe pse në vazhdimësi ka pretenduar se ekziston rreziku i ikjes apo frikësimit të dëshmitarëve, asnjëherë nuk ka ofruar ndonjë dëshmi faktike përpara trupit gjykues dhe mbrojtjes.