Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka konfirmuar zyrtarisht se gjykimi kundër krerëve të UÇK-së do të nis në fillim të vitit 2023

Gjykata Speciale ka  konfirmuar zyrtarisht  se gjykimi  kundër  krerëve të UÇK-së do të  nis në fillim të vitit 2023. Më 5 nëntor 2022 bëhen dy vjet që nga koha kur Gjykata Speciale arrestoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Pas gati  2 vjet e gjysmë në arrest, në paraburgim, pritet të fillojë edhe zyrtarisht gjykimi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar afate të caktuara për t’u siguruar,  që të gjitha palët të përgatiten shpejt për gjykim, deri më tani ai nuk ka caktuar një datë të saktë se kur synon t’ia kalojë dosjen e lëndës trupit gjykues. Vetëm pasi ta bëjë këtë do të dimë saktësisht se kur mund të fillojë gjyqi. Megjithatë, gjyqtari i procedurës paraprake ka theksuar në një vendim publik se ai ka parashikuar që dosja e lëndës mund të jetë gati për t’iu transmetuar trupit gjykues deri në fund të vitit që do të thotë se gjykimi mund të fillojë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm”, është thënë në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …