Gjykata Speciale ka modifikuar dënimin e Nasim Haradinaj për lirimin e tij sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj. Për marrjen e vendimit, kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në Ligjin e Gjykatës dhe të Prokurorisë. Gjithashtu, sikurse u përcaktua në vendimin e saj të mëparshëm të 12 tetorit 2023 lidhur me uljen, modifikimin ose ndryshimin e dënimit të Haradinajt, kryetarja mori parasysh edhe raportin e dorëzuar nga Administratorja në lidhje me sjelljen e Haradinaj në objektin e paraburgimit. Megjithëse veprat penale për të cilat Haradinaj u dënua janë të rënda, duke marrë parasysh efektin mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë, ishin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tij, thuhet në njoftim të Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …