Gjykata e Hagës ka refuzuar për herë të dytë kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Familja Thaçi e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë, johuman dhe politik, ndërsa ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e Haxhi Thaçit është përkeqësuar ndjeshëm. Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit, ka deklaruar se babai i tyre është hospitalizuar për herë të tretë brenda një periudhe të shkurtër dhe ka kërkuar vazhdimisht ta shohë Hashim Thaçin. Përballë kësaj gjendjeje, refuzimi i vizitës së vëllait tonë nga gjykata është johuman, i padrejtë dhe shkelje e të drejtave të tij. Nuk ka procedurë apo rregullore që nuk ia mundëson vizitën, prandaj ky refuzim është vetëm politik,” ka deklaruar Idriz Thaçi. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Speciales, Mihael Doyle, ka konfirmuar refuzimin e kërkesës duke theksuar se “situata e babait të z. Thaçi nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye nuk janë përmbushur kushtet për t’i lejuar vizitën në mbikëqyrje.
