Gjykata Speciale, e quajtur me eufemizëm si “Dhomë e Specializuar” nga mediet dhe politika zyrtare, ka shpallur aktgjykimin kundër dy krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj. Seanca do të mbahet nesër më 18 maj në orën 10:00. Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vjet burg dhe me nga 100 euro gjobë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 nga Policia e EULEX-it, në Prishtinë, pastaj u transferuan në objektin e paraburgimit të Gjykatës Speciale, në Hagë të Holandës, më 26 shtator të vitit 2020, të pandehur për sikur thuhet, “pengimin e drejtësisë”. Edhe pse kjo lëndë akuzuese nuk është paraparë të trajtohet nga kjo Gjykatë, ajo ka marrë përsipër gjykimin, me faktin se është Gjykatë Speciale që nuk i jep përgjegjësi askujt dhe konsideron se krerët e OVL-UÇK-së: Hysni Gucati dhe Hasim Haradinaj, kanë penguar drejtësinë në rastin e akuzave kundër kreut të luftës së UÇK-së, që po mbahen në arrest, me akuza për krime lufte.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …