Kryetari Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk kanë hequr dorë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale dhe qysh me rifillimin e punës së Kuvendit, do të bëhen përpjekje për shfuqizimin e saj. Para datës 20 janar do të dërgohet në në Kuvend projektligji i cili pritet të shfuqizohet. Thaçi, Haradinaj e Kadri Veseli nuk kanë hequr dorë nga ky synim, thuhet në një burim të Gazetës Blic. Deputetët e Vetëvendopsjes do të qëndrojnë në sallë dhe nuk do ta pengojnë shfuqizimin e kësaj gjykate, ndërkohë që deputeti Rexhep Selimi ka thënë se për hit të luftës së UÇK-së do të votojë shfuqizimin e saj. Thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme i kishte paraprirë një peticion me 16.000 nënshkrime nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …