Në projektin e marrëveshjes që është arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Holandës, parashihet që ky shtet ku do ta ketë selinë kjo gjykatë antishqiptare, raciste dhe monoetnike, me preferencë të Bashkimit Evropian do të vendos se kur do të përmbyllet mandati i saj. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se dokumenti i marrëveshjes që ka 28 faqe dhe e përcakton Holandën si shtetin ku do ta ketë selinë Gjykata që do të trajtojë dosjet e Beogradit të kohës së Milosheviqit për krime, që sipas tyre i kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së, e që janë ngritur në një raport të Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori, me prejardhje sllave Dik Marti. Në gjithë draftin, Speciales i është referuar si Institucion Gjyqësor i Specializuar i Rilokuar i Kosovës. Drafti i marrëveshjes trajton shumë aspekte të funksionimit të Speciales jashtë Kosovës. Kjo gjykatë antishqiptare do të bëjë përpjekje ta zhvlerësojë luftën e UÇK-së, duke e paraqitur si luftë të grupeve kriminale, me qëllim për t’i rehabilituar krimet që ka kryer Serbia, sikur po rehabilitohen në këtë shtet të dënuarit nga gjykata e Hagës, të cilët, në sy të BE-së dhe krejt botës po trajtohen se heronj të kombit serb.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …