Gjykata Speciale mbajti konferencën e radhës mbi ecurinë e çështjes në rastin e pretenduar penal kundër krerëve të UÇK-së. Avokati i Hashim Thaçit ka paraqitur kritika në drejtim të Zyrës së Prokurorit lidhur me vonesën në nxjerrjen e materialeve. Avokati, Gregory Kehoe ka thënë se qëndrimi i Zyrës së Prokurorit sa i përket rregullës 103, që lidhet me nxjerrjen e materialeve, është shqetësues. “Unë ju drejtohem zotëri gjykatës që ata nuk e kanë zbatuar urdhrin tuaj. Qëndrimi që ata kanë është shqetësues dhe ende nuk kemi një përgjigje pse ka vonesë në nxjerrjen e materialeve dhe me siguri ne nuk e dimë sa kemi në horizont, ka ende materiale për t’u nxjerrë 30 ditë para gjykimit do të flasim edhe për ato gjatë ditës, bazuar në parashtrimet e djeshme të ZPS-së. Pyetja është pse po ndodh, nuk marrim përgjigje, marrim një përgjigje disi agresive ndaj pyetjes suaj i nderuar gjykatës”, ka thënë avokati i Thaçit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …