The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Gjykata Speciale mundohet ta arsyetoj arrestimin e drejtuesve të OVLUÇK-së

Në përpjekje për ta arsyetuar arrestimin e drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj, Gjykata Speciale ka lëshuar një komunikatë sipas së cilës arrestimi i tyre është bërë meqë sipas kësaj gjykate këta dy na i paskan frikësuar dëshmitarët e saj dhe na i paskan rrezikuar duke ua publikuar emrat e tyre. “Ekziston po ashtu dyshimi i bazuar se Haradinaj është penalisht përgjegjës për kryerjen e veprës së hakmarrjes, në pajtim me Nenin 388 të Kodit Penal. Në mënyrë specifike, ekziston dyshimi i bazuar se Haradinaj mbajti tri konferenca shtypi më 7, 16 dhe 22 shtator të 2020-s, ku shpërndau apo vuri në dispozicion në forma tjera për mediat, informata konfidenciale dhe jo-publike si dhe dokumente lidhur me punën e Zyres së Prokurorit të Specializuar, përfshirë emrat dhe detajet personale të dëshmitarëve (potencialë), rrjedhimisht duke i ekspozuar këta individë përballë rrezikut potencial për sigurinë e tyre” thuhet në mes tjerash në komunikatën e kësaj gjykate.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …