Nehat Thaçi

Gjykata Speciale në Beograd ka hedhur poshtë kërkesën e Drejtorit Rajonal të Policisë, Nehat Thaçi

Gjykata Speciale në Beograd ka hedhur poshtë kërkesën e Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicë Nehat Thaçi. Ai ka kërkuar që të anulohet arrestimi i tij por kjo është hedhur poshtë nga Gjykata Speciale në Beograd.  Zëdhënësja e kësaj Gjykate, Tanja Koljensiq i ka deklaruar agjencisë së lajmeve “Tanjug” se me vendimin e gjyqtarit për procedurë paraprake me 13 tetor është refuzuar propozimi i palës mbrojtëse të të pandehurit për përfundimin e arrestimit. Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi është arrestuar me datën 28 shtator me vendim të Gjykatës së Lartë në Nish.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …