Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar t’u vazhdohet masa e paraburgimit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Gjykata Speciale, në Hagë, bëri të ditur se ua ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, në Hagë, gjatë  informimit të rregull javor ka deklaruar për mediet  se Gjykata  ua  ka vazhduar masën   e paraburgimit,  Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në të njëjtën çështje gjyqësore trupi gjykues më 17 maj 2023 urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit me vendim përkatës për secilin’, tha zëdhënësi. Doyle.  Trupi gjykues ka konstatuar se ekziston ende rreziku që Jakup  Krasniqi dhe  Rexhep Selimi mund të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë krime të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfshirë edhe dëshmitarët që kanë dhënë ose do të japin dëshmi në çështjen gjyqësore dhe/ose priten të paraqiten para Dhomave të Specializuara. Zëdhënësi tha  se në gjykimin e Hashim Thaçi dhe të tjerëve  dëshmitari i pestë, i gjashtë dhe i shtatë të thirrur nga prokuroria kanë përfunduan dëshminë e tyre këtë javë. ‘‘Një pjesë e dëshmive u dha në seancë private dhe një pjesë në seancë publike. Vendimi i trupit gjykues për t’i mbajtur disa pjesë të gjykimit në seancë private merret rast pas rasti dhe arsyeja kryesore është mbrojtja e sigurisë dhe të identitetit të dëshmitarëve dhe viktimave. Me mbarimin e dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të martën, seancat gjyqësore përfunduan për këtë javë dhe do të rifillojnë të hënën, më 12 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …