Gjykata Speciale, në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, i dyshuar për gjoja pengim të drejtësisë. Zyra e Prokurorisë përmes një njoftimi bëri të ditur se gjykatësi ka vendosur mbajtjen e mëtejshme në paraburgim. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nikola Gyiju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Isni Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e gjykatës dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme, thuhet mes tjerash në vendimin lidhur me caktimin e paraburgimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …