Gjykata Speciale në Hagë, ka caktuar për nesër mbajtjen e konferencës gjyqësore kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit e Haxhi Shalës. Në kalendarin e gjykatës, konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen e përbashkët kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës është planifikuar yë mbahet të martën, 13 shkurt, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e kësaj Gjykate antishqiptare. Më 8 shkurt gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Gyiju ka miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit për bashkimin e aktakuzave të konfirmuara në çështjen gjyqësore kundër, Ismet Bahtjarit e Sabit Januzit me atë të Haxhi Shalës.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …