Gjykata Speciale në Hagë, ka caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo ka paraparë që seanca e radhës të mbahet të mërkurën, më 21 korrik, në orën 14:30. Seanca do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokuroria. Palët kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.
