Gjykata Speciale në Hagë, ka konfirmuar aktakuzën e përbashkët kundër, Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit dhe Haxhi Shalës

Gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselo më 8 korrik 2024 konfirmoi ndryshimet e bëra nga Zyra e Prokurorit në aktakuzën e përbashkët, si dhe urdhëroi Zyrën që versionin e fundit të saj ta dorëzojë deri më 10 korrik. Kjo aktakuzë do të jetë në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Më 8 korrik, gjykatësja e procedurës paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi Zyrën  të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik. Pasi të dorëzohet, ajo do të jetë aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Në përputhje me Rregullën, gjykatësja Masselo caktoi paraqitjen e mëtejshme të Januzit dhe Bahtijarit të premten, 12 korrik në orën 09:30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale,  në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …