Gjykata Speciale, në Hagë, ka refuzuar kërkesën e dëshmitarit Kurtesh Fondaj, që t’i caktohet një avokat, në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Fondaj në fillim të seancës kërkoi avokat, pasi është ndier i keqpërdorur. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith nuk është ngritur asnjë pretendim se dëshmitari ka kryer ndonjë krim dhe se nuk është përgjigjur në ndonjë formë që si rrjedhojë ta ketë inkriminuar veten. Ne i kuptojmë shqetësimet tuaja tani unë do t’i përgjigjem disi pretendimeve tuaja. Që të caktojmë një avokat ne për dëshmitarin duhet të ketë arsye të forta që dëshmitari mendon se po e inkriminon veten dhe mendon se po e akuzojnë se është kryerësi i një krimi. Ky nuk është rasti ynë. Në asnjë moment nuk është ngritur ndonjë pretendim, je një person i nderuar. Askush nuk ka pretenduar që keni kryer krim apo që jeni përgjigjur në ndonjë formë që t’iu ketë inkriminuar në ndonjë formë”, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Gjyqtari, Smith e ka njoftuar dëshmitarin se kërkesa e tij për një avokat është rrëzuar.