leoni

Gjykata Speciale, në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, Ismet Bahtijarit. Vendimi është marrë nga gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot më 26 korrik 2024. “Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëron vazhdimin e paraburgimit të Z. Bahtijari. Nëse ai dëshiron të bëjë këtë, të paraqesë dorëzimet mbi rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri më 26 gusht 2024, me përgjigjet dhe replikat që ndjekin afatin e caktuar në Rregullën 76 të Rregullave. Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se gjykatësja e procedurës paraprake ka konstatuar se ekzistojnë arsye të qarta, me të cilat besohet se Bahtijari mund të arratiset dhe mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të kryejë krime të tjera. Prokuroria në parashtrimet e saj kishte për bazë konstatimet e gjyqtarit në vendimin e katërt të vazhdimit të paraburgimit ndaj Bahtijarit, i cili kishte konstatuar se asnjë mënyrë e lirimit me kusht nuk mund t’i zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet ekzistuese.

Gjykata Speciale, në Hagë, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër, Ismet Bahtijarit

Gjykata Speciale, në Hagë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurit, Ismet Bahtijarit. Vendimi është marrë nga gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot më 26 korrik 2024. “Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëron vazhdimin e paraburgimit të Z. Bahtijari. Nëse ai dëshiron të bëjë këtë, të paraqesë dorëzimet mbi rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri  më 26 gusht 2024, me përgjigjet dhe replikat që ndjekin afatin e caktuar në Rregullën 76 të Rregullave.

Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se gjykatësja e procedurës paraprake ka konstatuar se ekzistojnë arsye të qarta, me të cilat besohet se Bahtijari mund të arratiset dhe mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të kryejë krime të tjera. Prokuroria  në parashtrimet e saj kishte për bazë konstatimet e gjyqtarit në vendimin e katërt të vazhdimit të paraburgimit ndaj Bahtijarit, i cili kishte konstatuar se asnjë mënyrë e lirimit me kusht nuk mund t’i zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet ekzistuese.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …