Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të mos dëgjohet sërish dëshmitari i mbrojtur me kodin 02486, dëshmia e të cilit ishte planifikuar që të dëgjohej përmes video-lidhjes gjatë të premtes më 10 maj 2024. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmitë e këtij dëshmitari të dhëna më herët i plotësojnë kushtet që të pranohen si prova pa qenë nevoja që ai të dëshmojë sërish, fizikisht. Më tej thuhet se trupi gjykues është i bindur që dëshmia e tij është relevante për krimet e paraqitura në aktakuzë, dhe ato përmbushin kriteret e rregullit 153 dhe mund të pranohen pa qenë nevoja që dëshmitari të jap dëshmi i pranishëm fizikisht dhe kjo nuk krijon asnjë dëm mbrojtjes. Kjo do të thotë që video-lidhja që ishte planifikuar për të premten anulohet”, tha kryetari i trupit gjykues. Nga seanca e djeshme po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të 62-të i cili në pyetje është duke u marrë nga trupi gjykues. Gjatë pyetjeve që avokati Thaçit, Luka Mishetiq, bëri në seancë publike, dëshmitari pohoi se në kohën kur ka qenë i ndaluar, për më shumë se një vit edhe vetë ishte ushtar i UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …