Gjykata speciale në Hagë përmbyll paraqitjen e provave në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë ka përmbyllur fazën e paraqitjes së provave në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Deri më tani, ZPS ka thirrur 125 dëshmitarë dhe ka paraqitur rreth 3 mijë prova materiale në disa gjuhë. Gjithashtu, janë dorëzuar 1,430 parashtresa gjyqësore. Të akuzuarit ngarkohen gjoja për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë mbi 100 vrasje dhe tortura ndaj civilëve të pafajshëm. Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi 1998 deri në shtator 1999 në Kosovë dhe Shqipërinë e veriut. Më shumë se 150 viktima janë të përfshira si pjesë në procesin gjyqësor. Prokurorja Kimberli Uest vlerësoi guximin e dëshmitarëve dhe viktimave që dëshmuan. Ajo theksoi rëndësinë e drejtësisë për ruajtjen e së vërtetës dhe sundimit të ligjit në Kosovë. Gjykimi ka nisur më 3 prill 2023 dhe vazhdon në fazat e mëtejshme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …