Gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës, për veçimin e çështjes ndaj tij nga çështja kundër, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit. Po ashtu, në çështjen kundër Sabit Januzit dhe të tjerëve gjykatësja ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Ismet Bahtijarit për zgjatje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake të përditësuar të saj. Në njoftimin është thënë që gjykatësja Masselot, ka konstatuar se mbrojtja nuk ka demonstruar se zgjatja e afatit është e përligjur dhe rikujtoi të gjitha ekipet e mbrojtjes se duhet të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 2 shtator, sipas udhëzimeve në vendimin e saj të mëparshëm. Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit Hagë më 6 tetor 2023, në bazë të aktakuzës së konfirmuar.
Në aktakuzën e konfirmuar është thënë se Haxhi Shala akuzohet për frikësim dhe gjoja përpjekje që me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, individualisht dhe me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.