leoni

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata speciale në Hagë refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Haxhi Shalës

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për lirim të përkohshëm në Kosovë. Vendimi është marrë më 27 mars 2025 nga gjyqtarja Marijorie Masselot, por u bë publik më 15 prill. Shala kërkoi lirimin për të vizituar një person të sëmurë, por dokumentet e dorëzuara nuk përmbanin të dhëna bindëse mbi gjendjen shëndetësore të tij. Gjithashtu, një nga dokumentet kishte një mospërputhje në datë që nuk u vërtetua me prova shtesë. Si rrjedhojë, u konstatua se nuk kishte rrethana të jashtëzakonshme humanitare që do ta justifikonin lirimin. Shala ishte dënuar më 4 shkurt 2025 me tri vite burg për vepra kundër administrimit të drejtësisë. Ai dhe bashkë të akuzuarit e tij kishin pranuar fajësinë. Ndërkohë, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u dënuan me nga dy vite burg, por u liruan me kusht më 21 shkurt 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …