leoni

Gjykata speciale në Hagë ua ka vazhduar paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Gjykat speciale në Hagë ua ka kavendosur të vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë të akuzuarive, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Vendimet përkatëse u morën më 13 nëntor 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, pas shqyrtimit të rrethanave të rastit. Në arsyetimin e vendimeve, Paneli i gjyqtarëve ka konkluduar se nuk ka prova të mjaftueshme që sugjerojnë se dy të akuzuarit mund të ikin nga drejtësia. Megjithatë, ata kanë vlerësuar se ekziston një rrezik i mundshëm që të akuzuarit të pengojnë proceset gjyqësore të DhSK-së dhe të kryejnë krime të tjera, përfshirë ndikimin tek dëshmitarët dhe mundësinë e kërcënimit të kundërshtarëve të UÇK-së. Paneli ka vendosur që paraburgimi të vazhdojë, duke theksuar se asnjë masë alternative nuk do të ishte e mjaftueshme për të menaxhuar rreziqet që lidhen me këta të akuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …