Gjykata speciale në Hagë u vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për të akuzuarit Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Vendimet përkatëse u morën më 13 nëntor 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, pas shqyrtimit të rrethanave të rastit. Në arsyetimin e vendimeve, Paneli i gjyqtarëve ka konkluduar se nuk ka prova të mjaftueshme që sugjerojnë se dy të akuzuarit mund të ikin nga drejtësia. Megjithatë, ata kanë vlerësuar se ekziston një rrezik i mundshëm që të akuzuarit të pengojnë proceset gjyqësore të DhSK-së dhe të kryejnë krime të tjera, përfshirë ndikimin tek dëshmitarët dhe mundësinë e kërcënimit të kundërshtarëve të UÇK-së. Paneli ka vendosur që paraburgimi të vazhdojë, duke theksuar se asnjë masë alternative nuk do të ishte e mjaftueshme për të menaxhuar rreziqet që lidhen me këta të akuzuar.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …