Në konferencën përgatitore për gjykim në Gjykatën Speciale, kryetarja e trupit gjykues Mappi Veldt Folia, ka thënë Gjykata në rastin kundër ish luftëtarit të lirisë, Pjetër Shala, pritet të caktojë datën për fillimin e procesit gjyqësor. Përveç kësaj do të nxjerrin vendim edhe për viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësor si dhe një vendim për njohjen në tërësi të dëshmitarëve. Në periudhën në vijim, trupi gjykues synon të nxjerrë ndër të tjera vendimet e mëposhtme. Sigurisht, një vendim që përcakton datën për fillimin e procesit gjyqësor që ka të bëjë me viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësor dhe për mbrojtjen e viktimave, ne do të mundohemi të jemi sa më gjithëpërfshirës të jetë e mundur sa i takon informacionit që nevojitet për këtë aspekt. Një vendim për njohjen në tërësi të dëshmitarëve, një vendim për pranueshmërinë e provave dhe një vendim sigurisht për kryerjen e proceseve gjyqësore”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …