Gjykata Speciale nuk ka pasur ndonjë vendim nga trupi gjykues për të liruar përkohësisht ndonjë nga të paraburgosurit me rastin e festave të fundivitit. “Aktualisht në asnjërën prej çështjeve nuk ka ndonjë vendim nga trupi gjykues kompetent që mundëson lirimin e përkohshëm të ndonjërit prej të akuzuarve”, kanë konfirmuar nga Gjykata Speciale. Po ashtu të paraburgosurit do të kenë mundësi të festojnë Vitin e Ri së bashku, pasi përveç ndërrimit të moteve, pritet të festojnë ditëlindjen edhe dy prej të paraburgosurve, Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa, të cilët festojnë ditëlindjen më 1 janar. Nga Gjykata Speciale, kanë konfirmuar se atyre u mundësohet të festojnë festat dhe rastet e veçanta së bashku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …