Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, i është nënshtruar një operacioni ditë më parë, por atij tani i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Gucati aktualisht po qëndron në spital, mirëpo familjarëve të tij nuk po u lejohet ta vizitojnë atë, pas përkeqësimit të gjendjes. Ndonëse rrethanë e re, ku në shumicën e qendrave të paraburgimit në botë lejohen vizitat e jashtëzakonshme kur të akuzuarit kanë ndonjë probleme shëndetësore, Gjykata Speciale po ia mohon edhe këtë të drejtë të paraburgosurit dhe familjarëve të tij. Lajmin se nuk e kanë lejuar familjen ta vizitojë dhe t’i qëndrojë afër sot, e ka konfirmuar edhe djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, Po ashtu, tani ka reaguar edhe të gjitha organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Dega në Skenderaj. Organizatat e luftës së UÇK-së i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës, që të reagojë lidhur me “padrejtësitë që po i bëhet invalidit të luftës dhe familjes Gucati që nuk po e lejon Gjykata Speciale ta vizitojnë familjarin e tyre”. Një qeveri, e cila shkel mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë thënë se është mallkim për vendin tonë.
