Gjatë kësaj jave dhe më parë, hetues të Prokurorisë së Gjykatës Speciale kanë bastisur shtëpitë e disa këshilltarëve të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në burgun e Hagës, i akuzuar për gjoja krime lufte. Bastisjet në shtëpitë e disa këshilltarëve të Hashim Thaçi këtë javë ishin pjesë e hetimeve për sikur thuhet “pengim të dyshuar të drejtësisë”. Prokurorët konfirmuan se urdhëruan disa bastisje në Kosovë, si pjesë e hetimeve nga prokurorët për pengim të mundshëm të drejtësisë, por nuk specifikuan se kush është në shënjestër të hetimit dhe nuk dhannë ndonjë detaj në lidhje me keqbërjen e dyshuar. Bastisjet u kryen nga oficerë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.
Bastisjet me siguri se do të vazhdojnë, pas Gjykata Speciale, e cila po mundohet me çdo kusht të zgjerojë aktivitetin dhe të krijojë bindje në opinion se dëshmitarët qenkan nën presion për të ndërruar deklaratat, dhe, në rast të dështimit, ta arsyetojë angazhimin me pamundësinë, për të vepruar në kushte dhe rrethana kur dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur po zbehen dhe po del në shesh e vërteta, pasi shumë nga ata kanë qenë të instruktuar, të joshur me favore, të mbrojtur me ndërrimin e identitetit dhe se tërë kjo ka qenë një farsë skandaloze i një rrjeti mafioz ndërkombëtar të Dik Martit me Beogradin e Moskën.