Të dhënat e gjashtë dëshmitarëve të veçantë, janë pranuar në formë të shkruar në Gjykatën Speciale të Hagës, në rastin e gjykimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me arsyetimin se dëshmitë janë pranuar në formë të shkruar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të dëshmitarëve, dhe në disa raste, për shkak të vdekjes së tyre. Më 3 maj, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për pranimin e dëshmive me shkrim të gjashtë dëshmitarëve të cilët nuk mund të japin dëshmi me gojë për arsye të ndryshme, përfshirë për arsye mjekësore dhe shëndetësore, si dhe për faktin që disa dëshmitarë kanë vdekur, tha zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle. Ky vendim erdhi në një periudhë kur një dëshmitar i cili ishte planifikuar të dëshmonte, u pranua dëshmia e tij në formë të shkruar për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …