Gjykata Speciale në Hagë, ka publikuar versionin e redaktuar të vendimit të konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, i cili përmban informacione se si u koordinuan për udhëzimet e dhëna për mënyrën e dëshmisë së dëshmitarëve, duke përfshirë Rrustem Mustafën dhe Bislim Zyrapin. Në vendimin e 21 nëntorit 2024, i cili konfirmon akuzat e ZPS-së nga gjyqtarja Marijore Massleot, e i cili u bë publik më 12 shkurt 2025 përshkruhen faktet për të cilat flet aktakuza, duke përfshirë edhe transkriptat e audio-incizimeve të nxjerra gjatë vizitave të Thaçit me të pandehurit dhe persona të tjerë gjatë një periudhe midis 12 prillit dhe 2 nëntorit 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas një transkripti të vizitës së 2 korrikut 2023, Thaçi e kishte konsideruar dëshminë e Remit si vendimtare për rastin e tij dhe dha udhëzime që të minimizonte diçka që kishte të bënte me UÇK-në dhe të përqendrohej në diçka tjetër. Sa i përket përmbajtjes së dëshmisë së të ardhshme, Transkripti i Vizitës së 2 Korrikut 2023 tregon se Z. Thaçi, i cili e karakterizoi dëshminë e Dëshmitarit 1 si “vendimtare” për rastin e tij, dha udhëzimin që Dëshmitari 1 të minimizonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, thuhet në vendimin për konfirmimin e aktakuzës.
