Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të refuzojë kërkesat për lirim nga paraburgimi, të parashtruara nga mbrojtësit e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duke konsideruar se vazhdimi i paraburgimit për tre të lartpërmendurit vazhdon të jetë i nevojshëm. Në tutje është thënë se në vendimin e fundit për rishikim të paraburgimit, paneli i Apelit ka konfirmuar gjetjet e gjyqtarit paraprak për ekzistimin e dyshimit të bazuar se të akuzuarit kanë kryer krime brenda juridiksionit të Gjykatës Speciale dhe arsyet për të besuar se ata do të pengojnë mbarëvajtjen e procedurës penale apo do të përsërisin vepra të njëjta penale.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …