Paneli i Gjykatës së Apelit ka refuzuar kërkesën e parashtruar nga mbrojtja e kryetarit, Hashim Thaçit kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij në paraburgim. Sipas Apelit, mbrojtja e Thaçit ka dështuar të dëshmojë se pse vendimi paraprak ka qenë i paarsyeshëm për rreziqet nëse ai lirohet. Në vendimin e apelit thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka pasur informacion të mjaftueshëm përpara tij në lidhje me kushtet e propozuara të lirimit për t’i mundësuar atij të marrë një vendim të informuar për zbutjen e rreziqeve të identifikuara. Vitin e kaluar kryetari Kosovës, Hashim Thaçi, dha dorëheqje nga posti dhe shkoi në Hagë, pasi iu konfirmua aktakuza për krime lufte, nga Gjykata Speciale. Bashkë me të, si udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestuan dhe po mbahen në burgun e Hagës edhe ish-kryekuvendarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …