Gjykata speciale në Hagë kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin për pengim të drejtësisë. Trupi gjykues pranoi marrëveshjen e fajësisë që të akuzuarit kishin arritur më herët me Prokurorinë e Specializuar. Shala u dënua me tre vjet burgim, ndërsa Bahtijari dhe Januzi me nga dy vjet. Të akuzuarit u pajtuan gjithashtu të paguajnë 500 euro për zhdëmtimin e një viktime të identifikuar si “viktima 01”, shumën që duhet ta paguajnë deri më 19 shkurt. Sipas aktakuzës së konfirmuar më 10 korrik 2023, Shala, Januzi dhe Bahtijari kishin bashkëpunuar për të frikësuar një dëshmitar dhe për ta penguar atë të dëshmonte në Speciale. Vepra u krye në grup, nën direktivat e Shalës. Gjykata Speciale ka dënuar edhe më parë zyrtarë të tjerë për pengim të drejtësisë, ndërsa aktualisht në Hagë po zhvillohet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti Albert Krasniqi, ka folur për aferat korruptive në Qeverinë-Kurti, ku është implikuar vetë kryeministri
Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti. Ai ka bërë me …