Edhe pse avokati i Kadri Veselit kërkoi që i mbrojturi i tij të qëndronte 7 ditë, në Kosovë, me rastin e vdekjes së babait së tij, gjykata i lejoi vetëm 2 orë qëndrim. Kjo kërkesë ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale për shkak se, sikur arsyeton gjykata, mbrojtja e Kadri Veselit, do të shpërndante paraprakisht argumentin e mundshëm që ai do e shfrytëzonte lejen e kësaj vizite për ndonjë gjë tjetër, përveç qëllimeve familjare, private. Nëse Gjyqtari i Procedurës Paraprake pranon kërkesën aktuale, Kadri Veseli do të marrë një angazhim të rreptë, për të mos u angazhuar me askënd tjetër përveç me familjen e tij të ngushtë’, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …