Avokati, Tomë Gashi, është cituar të ketë deklaruar se derisa nuk tregohet se në çfarë cilësie po ftohen për hetime të akuzuarit apo dëshmitarët e Gjykatës Speciale, kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave të tyre, që janë edhe shkelje të drejtave njerëzore. Dhomat e Specializuara të Prokurorisë që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga ish-eprorët e UÇK-së deri më tani kanë dërguar shtatë ftesat e para për intervistim të pjesëtarëve të UÇK-së. Disa ish-pjesëtarë të UÇK-së janë intervistuar në Kosovë, ndërsa disa tjerë janë ftuar që të shkojnë në Hagë në janar. Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti, Safet Syla, Remzi Shala e Sabahujdin Cena janë shtatë emrat që deri më tani janë ftuar nga Specialja. Disa nga këta persona, ftesat i kanë pranuar përmes telefonit, por kjo mënyrë e të ftuarit nga njohësit juridikë po konsiderohen si shkelje, ashtu si edhe mungesa e informacionit se në çfarë cilësie po ftohen për marrje në pyetje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …