Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues në krye me gjyqtarin Charles Smith. Në vendimin për Kadri Veselin, i cili është marrë më 19 dhjetor, thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit. I njëjti afat, Prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bashkë me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, e Rexhep Selimin ndodhen në paraburgim, që nga nëntori i vitit 2020.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …